Kush është shtetasi rus që ishte arrestuar në Kosovë, për të cilin policët e Kosovës tash kërkohen nga Interpoli?

Aktuale

Kush është shtetasi rus që ishte arrestuar në Kosovë, për të cilin policët e Kosovës tash kërkohen nga Interpoli?

Më: 2 mars 2024 Në ora: 11:41
Mikhail Krasnoshchenkov ishte arrestuar në maj të vitit 2019 në veri të Mitrovicës

Mikhail Krasnoshchenkov, zyrtari i UNMIK-ut në Kosovë, ishte arrestuar në maj të vitit 2019 në veri të Mitrovicës, për shkak se kishte penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave të tyre gjatë një aksioni në veri të vendit.

Arrestimi i Krasnoshchenkov kishte ngjallur reagime të shumta në opinion, për çka thuhej se kishte pasur prishje të raporteve mes qeverisë së atëhershme dhe udhëheqësve të ktij misioni.

5 vjet pas arrestimit të Krasnoshchenkov, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë nisur të përballen me pasoja.

Media ka raportuar sot se Rusia ka shpallur urdhërarrest ndaj tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës për shkak të arrestimit të shtetasit të tyre vite më parë në Kosovë.

Kush është Mikhail Krasnoshchenkov?

Mikhail Krasnoshchenkov ishte pjesëtar i UNMIK-ut për disa vite në Kosovë, mirëpo sipas deklarimeve të kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, ai ishte spiun i kamufluar i shtetit rus në Kosovë.

Burime të besueshme pretendojnë që Krasnoschenkov jetoi një jetë krejtësisht ndryshe para se të punësohej në Kombe të Bashkuara dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE). Krasnoschenkov, një Kolonel i pensionuar i ushtrisë ruse, në 1990 ka punuar në zyrat e Atasheut të Mbrojtjes në Azinë Juglindore.

Inteligjenca Ushtarake Ruse, e njëjta GRU që e mbajti përgjegjësinë për përpjekjen e dështuar në grusht-shtetin në Malin e Zi në vitin 2016.

Sipas njoftimit të atëhershëm të Policisë së Kosovës thuhej se Krasnoshchenkov kishte penguar zyrtarët policorë gjatë aksionit, ndërsa kishte ndihmuar edhe protestuesit për largimin dhe dërgimin e tyre në lokaacione të veçanta.

Pas arrestimit, ish-kryeministri Haradinaj e kishte shpallur Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019. I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin. Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit”, kishte deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat