​Hovenier: Jam i impresionuar me punën e prokurorëve të Kosovës gjatë vitit të kaluar

Aktuale

​Hovenier: Jam i impresionuar me punën e prokurorëve të Kosovës gjatë vitit të kaluar

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:34
Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka marrë pjesë në Konferencën vjetore të Prokurorëve, ku iu është adresuar edhe me një fjalim.

Hovenier, mes tjerash, ka thënë se është i impresionuar me atë se çka kanë bërë prokurorët gjatë vitit të kaluar pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur.

Ai tha se prokurorët kanë treguar përkushtim të madh për të shfrytëzuar mjetet e tyre për të shtuar efikasitetin në punën e tyre.

Hovenier: Jam i impresionuar me atë vendosmërinë tuaj të palënduar për të krijuar misione

“E para jam i impresionuar me atë vendosmërinë tuaj të palënduar për të krijuar misione për të mos u dekurajuar nga sfidat e vazhdueshme, vëllimin e madh të rasteve dhe mungesën e burimeve. Puna e juaj para këtyre pengesave është frymëzuese, keni treguar përkushtim të madh për të shfrytëzuar mjetet për të shtuar efikasitetin dhe të përmirësoni punën tuaj si marrëveshjet për pranim të fajësisë për zgjidhjen e kontesteve”, theksoi Hovenier.

Ai theksoi se pushtetin të cilin e kanë prokurorët sjellë një përgjegjësi të madhe për të kërkuar drejtësi në bazë të ligjit.

Duke folur për kritikat që vijnë në drejtim të tyre, Hovenier tha se është frustruese që prokurorët të përballen me kritika madje edhe të qeveritarëve për shkak të punës së tyre.

Hovenier: Është frustuese nganjëherë është edhe ofenduese që të përballeni me kritikat për shkak të punës që e bëni

“Është e pritshme kur kritikoheni për punën e tuaj veçanërisht nga ata që nuk janë të familjarizuar me praktikat ligjore që janë hartuar për të siguruar trajtim të barabartë në bazë të ligjit. Jam i bindur se është frustuese nganjëherë është edhe ofenduese që të përballeni me kritikat për shkak të punës që e bëni, që e bëni punë e mirë, jo vetëm nga publiku por edhe nga udhëheqësit e degëve të qeverisë që poashtu kanë përgjegjësi për të mbrojtur sundimin e ligjit të Kosovës dhe qeverisjen e mirë”, tha amabasadori Hovenier.

Në fjalën e tij, ai ka bërë thirrje që Këshilli Prokurorial i Kosovës që të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe meritor për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ardhshëm të shtetit.

Hovenier: Ju inkurajoj të punoni shumë për të treguar një kulturë të llogaridhënies

“Para dy viteve në këtë konferencë ju kam kërkuar që Këshilli Prokurorial i Kosovës që të siguroj një proces të drejtë, transparent dhe meritor për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ardhshëm të shtetit. Do ta bëjë të njëjtën kërkesë, dhe më vjen keq që po e bëjë dy vjet më vonë, por qeveria ime beson që KPK duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vepruar në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe për të rikthyer besimin e publikut dhe partnerët ndërkombëtarë në KPK si institucion publik. Nuk ma merr mendja që kam nevojë të them më shumë për këtë, por gjithashtu ju inkurajoj të punoni shumë për të treguar një kulturë të llogaridhënies dhe profesionalizimit në secilën zyrë tuajën”, tha ambasadori Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat