Krasniqi takohet me Lajçak, i kërkon të luajë rol ndihmës për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Aktuale

Krasniqi takohet me Lajçak, i kërkon të luajë rol ndihmës për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Më: 2 mars 2024 Në ora: 13:07
Foto nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Kështu njoftoi kreu i PDK-së përmes një postimi në Facebook, ku tha se gjatë takimi u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë.

Krasniqi ka kërkuar nga Lajçak që të luajë një rol ndihmues për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, takova edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre”, shkroi Krasniqi.

Sipas tij, orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit të Kosovës është i paalternativë dhe i pakthyeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat