Reagon ashpër Haki Abazi pas ndalimit të emisionit së Adelina Ismailit: Kush ka marrë guximin!

Aktuale

Reagon ashpër Haki Abazi pas ndalimit të emisionit së Adelina Ismailit: Kush ka marrë guximin!

Nga: M.H. Më: 2 mars 2024 Në ora: 21:53
Haki Abazi

Këngëtarja Adelina Ismaili ka bërë të ditur që RTK i ka ndaluar transmetimin e emisonit të saj.

E në lidhje me këtë ka reagur edhe deputeti Haki Abazi.

Ai thotë se ndalimi i emisionit nga RTK është një marrësi, pasi në këtë televizion kanë dalur shumë gënjeshtra e kriminel që kanë dëmtuar interesin publik, përcjell “Bota sot”.

Kush ka marrë guximin që ta ndërtoj këtë censurë për më pak se tre vite”, tha ndër të tjera Abazi.

Postimi i plotë

Çfarë do të shtyente RTK që të bënte këtë marrëzi! Në RTK kanë dalë gënjeshtra, kriminel, dhe lajme që kanë dëmtuar edhe interesin publik. Kush ka marrë guximin që ta ndërtoj këtë censurë për më pak se tre vite.

Problemi i pushteteve kur nuk i rezistojnë fuqisë së vet dhe kur i kap panika e frika edhe nga një emision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat