Flet ambasadori Bosch, përmend rastin kur BE-ja u tregua e butë me Serbinë - jep këto detaje!

Aktuale

Flet ambasadori Bosch, përmend rastin kur BE-ja u tregua e butë me Serbinë - jep këto detaje!

Nga: H.O. Më: 2 mars 2024 Në ora: 22:04
Robert Bosch

Ish ambasadori holandez, Robert Bosch në një postim të tij në facebook ka përmendur një rast kur Komisioni Evropian është treguar edhe njëherë i butë ndaj Serbisë.

Bosch shkruan se nga BE-ja nuk është bërë asnjë kërkesë që të përsëriten zgjedhje e Beogradit, të cilat u manipuluan padyshim.

Ambasadori tutje shkruan se ‘Peter Stano tha se në Serbi nevojiten përmirësime të prekshme dhe reforma të procesit zgjedhor, ndërsa raportet për parregullsitë duhet të trajtohen në mënyrë transparente, duke përfshirë zgjedhjet lokale’.

Postimi i plotë:

Një shembull tjetër i qëndrimit të butë të Komisionit ndaj Serbisë: asnjë kërkesë që të paktën të përsëriten zgjedhjet komunale të Beogradit, të cilat u manipuluan pa asnjë dyshim. Vetëm kritika e përgjithshme që përfundon me lëvdata për fjalët boshe të #Brnabic.

Stano: Në Serbi nevojiten përmirësime të prekshme dhe reforma të procesit zgjedhor (RTS, media)

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se në Serbi nevojiten përmirësime të prekshme dhe reforma të procesit zgjedhor, ndërsa raportet për parregullsitë duhet të trajtohen në mënyrë transparente, duke përfshirë zgjedhjet lokale, raporton RTS.

“Raporti përfundimtar @osce_odihr për zgjedhjen e parakohshme parlamentare konfirmon shqetësimet 🇪🇺: procesi zgjedhor kërkon përmirësim të prekshëm dhe reforma të mëtejshme. Raportimet e parregullsive duhet të trajtohen në mënyrë transparente, përfshirë ato që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale”, tha Stano në një postim në X.

Ai tha gjithashtu se BE-ja mirëpret gatishmërinë e shprehur të autoriteteve serbe për të punuar me ODIHR-in për zbatimin e rekomandimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat