Përurimi i bazës ushtarake në Kuçovë, Osmani: Ku është NATO ka paqe dhe stabilitet

Aktuale

Përurimi i bazës ushtarake në Kuçovë, Osmani: Ku është NATO ka paqe dhe stabilitet

Më: 4 mars 2024 Në ora: 09:50
Vjosa Osmani

Në Kuçovë sot do të përurohet baza ushtarake e NATO-s.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se hapja e kësaj baze kontribuon në rritjen e sigurisë në rajon, transmeton Telegrafi.

Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë Osmani në platformën “X”.

Më tej, Osmani ka theksuar se ku është NATO ka paqe dhe stabilitet.

Ndryshe, në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Pas rikonstruksionit të bazës së Kuçovës, Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi që të procedohet sa më shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për ta bashkëfinancuar me NATO-n rikonstruksionin e bazës së re detare në Porto Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat