Haradinaj: Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit

Aktuale

Haradinaj: Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit

Më: 4 mars 2024 Në ora: 12:40
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sa më afër NATO-s, Kosova është më e lirë dhe e sigurtë, por sipas tij, anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë aleancë, sigurinë do të bënte më të plotë.

Ndryshe, Haradinaj e ka përgëzuar Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë alenacë.

“E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, sot në Kuçovë të Shqipërisë do të bëhet hapja e bazës së re ajrore të NATO-s.

Në këtë ceremoni, do të bëhet edhe fluturimi i parë i dronëve Bayraktar që Shqipëria ka blerë nga Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat