Dumoshi: E çuditshme pse Skënderaj nuk u përfshi në organizimin e Epopesë së UÇK-së

Aktuale

Dumoshi: E çuditshme pse Skënderaj nuk u përfshi në organizimin e Epopesë së UÇK-së

Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:36
Vlora Dumoshi

Ish-ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, është shprehur e çuditur në lidhje me vendimin për mospërfshirjen e Komunës së Skënderajt dhe organizatave të dala nga lufta në organizimin e festimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dumoshi theksoi se "nuk është koha për përçarje sidomos kjo kohë është për bashkim".

“Kishte me qenë shumë e dhimbshme në këtë 26-vjetor edhe mu në shënimin e Epopesë të UÇK-së të ketë përçarje, nuk është koha për përçarje sidomos kjo kohë është për bashkim. 

Është e çuditshme se si nuk është Komuna e Skënderajt e përfshirë pasi në atë komunë është ngjarja madhështore, po ashtu edhe veteranët që kanë kontribuar për lirinë e vendit të vet”, deklaroi Dumoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat