Qytetarët ‘vërshuan’ me komente negative për vajzën e Fatmir Limajt, ja për ҫfarë bëhej fjalë

Aktuale

Qytetarët ‘vërshuan’ me komente negative për vajzën e Fatmir Limajt, ja për ҫfarë bëhej fjalë

Nga: H.O. Më: 4 mars 2024 Në ora: 21:51
Fatmir Limaj me vajzen

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka publikuar një foto me vajzën e tij, Sinën. Ajo mban të veshur uniformën e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.

Kjo foto është shpërndarë nëpër rrjetet sociale e në portale të ndryshme.

Profesori universitar Sadri Ramabaja, në një postim të tij në Facebook, ka dënuar komentet fyese dhe gjuhën e përdorur ndaj vajzës së Limajt.

Ai shkruan se ‘mund të mos kemi pikëpamje të njejta politike për çështje të ndryshme, por Atdheun e kemi të përbashkët, ashtu si duhet ta kemi të përbashkët dashurinë e respektin për  UÇK-në e vegjëlisë’.

“Sinë e dashur, kur të rritesh, e di, për këtë marrëzi kolektive, do t'i falësh këtë lagje injorantësh, meqë Ti do ta kesh të qartë se ata  nuk kanë ditur se çka po shkruajnë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat