Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutuam për Marrëveshjen bazike dhe dinarin

Aktuale

Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutuam për Marrëveshjen bazike dhe dinarin

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:59
Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se duhet shumë përparim në zbatimin e Marrëveshjes Bazike, e cila sipas tij, është më e mira e arritur deri më tani.

Ai ka thënë se janë përpjekur të ndërmarrin hapa për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por ka një frikë nga të dyja palët për hapat që do të ndërmerren.

Gjithashtu, Lajçak në konferencë për media ka deklaruar se janë diskutuar çështje që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel, dhe kjo vizitë  “është pjesë e takimeve të rregullta me shefat e delegacioneve të dyja vendeve”.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme të sigurohen që vendimet e marrëveshjes të mos ndikojnë negativisht në qytetarët, duke theksuar rregulloren e re të BQK-së.

Në takim, sipas tij, dy çështjet kryesore ishin zbatimi i Marrëveshjes bazike dhe çështja e dinarit serb.

“Kemi diskutuar një sërë çështje, dhe më e rëndësishme është zbatimi i Marrëveshjes Bazike së arritur, dhe kjo është në interes së të gjithëve që të kemi progres në zbatimin e kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mire që kemi mundur ta arrijmë nëse do të kishim një marrëveshje më të mirë do ta kishim bërë. I kemi të gjitha përgjigjet se çfarë të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë dhe pyetja e vetme është se kur do të ndodh zbatimi i këtyre pikave të marrëveshjes, kemi shpenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapat dhe ka një frik nga të dyja palët se çfarë do të bëj unë çfarë do të bëj pala tjetër por besoj se këto çështje do të zgjidhen”, ka deklaruar ai para mediave.

Lajçak ka konfirmuar se ata kanë diskutuar edhe draftin e statutit të Asociacionit.

Ndërkohë, për çështjen e dinarit serb, emisari ka deklaruar se ka marrë përgjigje për disa pyetje të caktuara, të cilat do ti analizojnë më tej.

Në përfundim, Lajçak ka thënë se ka lënë hapësirë për të dyja palët për të prezantuar çështjet që duan të diskutojnë dhe se takimet e ardhshme do të zhvillohen në nivelin negociator.

“Duhet të jemi të sigurt që në fund qytetarët të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë, [rregullorja e BQK-së]. E kam lënë të hapur mundësitë që ta për të dy palët që ta prezantojnë çështjet që të diskutojnë… Ua kam lënë vendeve që të vendosin se kë do at dërgojnë në Bruksel për të diskutuar, por takimet e ardhshme janë në kuadër të nivelit negociator”, ka deklaruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat