Inaugurohet objekti i ri për prodhimin e dokumenteve

Aktuale

Inaugurohet objekti i ri për prodhimin e dokumenteve

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Është inauguruar objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, në kuadër të Agjencisë për Regjistrimin Civil.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se tashmë kushtet e punës për secilin zyrtarë publikë për këtë çështje janë shumë më të përshtatshme e të dinjitetshme.

“Vlera e gjithmbarshme e këtij objekti në punimet që janë kryer tashmë, është 1.5 milionë euro. Gjithsej janë 196 zyrtarë në aplikimin për pasaporta në Republikën e Kosovës, prej tyre janë 20 në Prishtinë, ndërkaq 95 zyrtarë i kemi te sektori për prodhimin e pasaportave, të cilët tash i kanë kushtet për punë të dinjitetshme, të përshtatshme.

Nga ky takim e vizitë që patëm, ishte e qartë që zelli për punë është shtuar, por njëkohësisht edhe falënderimi i tyre për këto zyre të reja, në të cilat ata ndodhen tani”, citohet Kurti në komunikatë.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin që patën ditëve të fundit për shkak të bartjes së institucionit dhe për vonesat në ofrimin e shërbimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat