Osmani: Kontributi i USAID-it, shembull i fuqishëm i partneritetit me SHBA-në

Aktuale

Osmani: Kontributi i USAID-it, shembull i fuqishëm i partneritetit me SHBA-në

Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:10
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se kontributi i UASID-it përgjatë më shumë se dy dekadash është një shembull i fuqishëm i përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt sukseseve të reja.

“Bashkëpunimi mes USAID-it reflekton partneritetin tonë me SHBA-në, një partneritet i ndërtuar me në besim të ndërsjellë, të fuqizuar nga vlerat e përbashkëta dhe të motivuara nga qëllimi ynë i përbashkët”, ka deklaruar presidentja Osmani në konferencë për media, pas takimit me ndihmësadministratoren e USAID-it, ambasadoren Erin E. McKee.

Osmani, mes të tjerash, ka bërë të ditur se USAID-i ka qëndruar besnikërisht përkrah popullit të Kosovës duke investuar mbi 1 miliard dollarë në zhvillimin e vendit.

Sipas saj, bashkë me projektet e tjera të Qeverisë amerikane, investimet totale arritën diku në shifrën e 1 miliard dollarëve.

“USAID ka qëndruar besnikërisht përkrah popullit tonë, duke investuar mbi 1 miliard dollarë për Kosovën. E që bashkë me projekte të tjera të Qeverisë amerikane investimet arrijnë diku 1 miliard dollarë”, ka deklaruar Osmani.

Gjithashtu, presidentja Osmani ka falënderuar ambasadoren McKee në emër të qytetarëve të Kosovës për ndihmën e palodhur dhe kontributin e vazhdueshëm të USAID-it në konsolidimin e zhvillimit të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat