Bytyqi: Si gazetarë, kemi xhiruar fëmijët e mbijetuar të familjes Jashari

Aktuale

Bytyqi: Si gazetarë, kemi xhiruar fëmijët e mbijetuar të familjes Jashari

Më: 5 mars 2024 Në ora: 19:50
Nuhi Bytyqi

Nuhi Bytyqi, gazetari që punoi në vatrat e luftës së fundit në Kosovë, rrëfen se ka qenë e vështirë të punohej në ato rrethana sepse duhej akreditim dhe se atë nuk e kishin.

“Kemi shkuar në të gjitha zonat e luftës dhe kemi rrezikuar shume duke kaluar nëpër shumë punkte policorë e duke mos treguar që jemi gazetarë, por kemi arritur që ta kryejmë me sukses misionin tonë”, kujton Bytyqi.

Pas 5 marsit, ai shprehet se dokumentarin e parë e realizoi në rrethana shumë të vështira duke bërë përpjekje që të afrohet së bashku me kolegun në lagjen Jashari në Prekaz të Ulët, mirëpo ishte e pamundur sepse forcat policore serbe ishin në fabrikën e atëhershme të municionit dhe nga Prekazi i Epërm kanë arritur të marrim disa imazhe me një kamerë  shumë të thjeshtë.

“Ishte e pamundur që të depërtohej në lagjen Jashari dhe se aty nuk ishte askush, nuk jetonte askush. Familja Jashari jetonte në familjen e komandantit të UÇK-së Rahman Ramës dhe atje kemi shkuar dhe e kemi xhiruar familjen që i kishte mbijetuar sulmit me 5,6 dhe 7 mars. I kemi xhiruar fëmijët e familjes Jashari: Shqipen, Besartën dhe fëmijët tjerë. Kemi bërë edhe intervistë me ta në atë periudhë”, shprehet gazetari Bytyqi.

Ai tutje deklasoi se si e gjithë familja Jashari ishte shumë e vendosur, ishin optimistë se liria e Kosovës do të vijë, se sakrifica e familjes Jashari ndikoi që UÇK-ja të masivizohej dhe atë ta mbështesin shqiptarët anembanë dhe se me ndihmën e shteteve aleate të arrihej liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat