Krasniqi: Prekazi shënoi kthesën e madhe në historinë e kombit tonë

Aktuale

Krasniqi: Prekazi shënoi kthesën e madhe në historinë e kombit tonë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 10:27
Memli Krasniqi deklaroi se është obligim i popullit shqiptar që të kujtohet sakrifica titanike e familjes Jashari, në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me strukturat e partisë, kryetarët e Drenasit dhe të Skenderajt dhe përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë bërë homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari".

Në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se është obligim i popullit shqiptar që të kujtohet sakrifica titanike e familjes Jashari, në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

Krasniqi: Këto janë datat të cilat shënojnë kthesën më të madhe në historinë e kombit tonë

"Sa herë që jemi në Prekazin legjendar, në këtë vend ku i ka rrënjët liria e Kosovës, pa dyshim që kemi emocione. E sidomos gjatë Epopesë së UÇK-së, gjatë epopesë së familjes Jashari. Sepse këto janë datat të cilat shënojnë kthesën më të madhe në historinë e kombit tonë, sepse ato që kanë ndodhur në viti 1998, jo vetëm që zgjuan vetëdijen tonë kombëtare, por ato për herë të parë morën edhe vëmendjen ndërkombëtare gjë që ndihmoi pastaj në masivizimin e luftës çlirimtare të UÇK-së, në kryengritjen e përgjithshme popullore e cila rezultoi me çlirimin tonë dhe më vonë me ndërtimin e shtetit që e kemi", tha Krasniqi.

5,6 dhe 7 marsi njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës tri ditore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat