Vitia viziton Klinikën e Kardiokirurgjisë, tregon se çfarë po punohet

Aktuale

Vitia viziton Klinikën e Kardiokirurgjisë, tregon se çfarë po punohet

Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:11
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përmes një postimi në Facebook, Vitia i ka numëruar punët që po bëhen për transformimin e kësaj klinike.

Klinika e Kardiokirurgjisë – gjithçka në transformim. Është ulur lista e pritjes për pacientët nga 1 vit në 3 muaj. Aktualisht po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi. Në mjekimin intensiv të klinikës u rrit numri nga 4 në 10 shtretër. Dhomat për infeksione të rënda po izolohen sipas standardeve evropiane.

Sallat e operimit janë në proces të renovimit e riorganizimit në përputhje me nevojat dhe standardet kardiokirurgjike. Numri i shtretërve në repart eshte rritur. Klinika do ta ketë depon për barna, hapësirën për materiale kirurgjike, arkivën dhe dhoma për personelin shëndetësor. Janë duke u riorganizuar sporteli edhe po bëhen nyje sanitare të reja”, ka listuar Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat