LDK: Lufta e familjes Jashari është simbol i rezistencës heroike për liri

Aktuale

LDK: Lufta e familjes Jashari është simbol i rezistencës heroike për liri

Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:21
LDK

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë ditës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se aty u përkujtua sakrifica e familjes Jashari.

"Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë homazhe në kompleksin memorial ”Adem Jashari”, në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare.

Nga aty përkujtuan sakrificën dhe luftën e lavdishme të familjes Jashari, e cila është simbol i rezistencës dhe i lavdisë heroike për liri”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat