Plani evropian i rritjes ekonomike për Beogradin dhe Prishtinën kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjes së normalizimit dhe aneksit të saj

Aktuale

Plani evropian i rritjes ekonomike për Beogradin dhe Prishtinën kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjes së normalizimit dhe aneksit të saj

Nga: Fatmir Beka Më: 6 mars 2024 Në ora: 20:08
Ilustrim

Vendet anëtare të BE-së kanë përcaktuar pozicionin për planin e rritjes ekonomike me respektimin e mekanizmit demokratik, zgjedhje të lira korrekte dhe sundim ligji do të jenë parakushte për shfrytëzim të mjeteve nga Fondi për rritje ekonomike të Ballkanit me vlerë 6 miliardë euro, të miratuar nga niveli i ambasadorëve në Bruksel, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Në rastin e Beogradit dhe Prishtinës kusht shtesë  është angazhimi konstruktiv për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit dhe aneksit të rrugës së saj, në tekst thuhet se duhet të harmonizohet politika me BE-në.

"Agjenda e reformave që do ju parashtrohet vendeve të Ballkanit duhet të përmbaj sqarime për mënyrën e harmonizimit progresiv të politikave me BE-në dhe politikën mbrojtëse të BE-së.

Në Bruksel u tha se parakushti i parë për shfrytëzimin e mjeteve është respektimi i mekanizmit demokratik, ku “përfshihen sistemi zgjedhor, zgjedhjet e lira sundimi i ligjit dhe funksionimi i pavarur i gjykatave, liria e shprehjes dhe respektimi i drejtave të njeriut.

Një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me forcimin e rolit të vendeve anëtare për menaxhim me fondin, miratimin e reformave dhe numërimin e pagesave.

Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023 ka prezantuar planin e rritjes ekonomike për Ballkanin dhe pakon e zgjerimit, ku qëllimi është rritja e përshpejtuar socio-ekonomike e konvergjencave mes vendeve të Ballkanit dhe BE-së dhe nxitja e ritmit të reformimit të anëtareve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat