Besnik Berisha reagon pasi u zgjodh kryetar i Odës së Avokatëve: Besimi juaj është obligim për neve

Aktuale

Besnik Berisha reagon pasi u zgjodh kryetar i Odës së Avokatëve: Besimi juaj është obligim për neve

Më: 6 mars 2024 Në ora: 23:09
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pasi mbrëmë u zgjodh kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Berisha ka falënderuar të gjithë për votat dhe përkrahjen.

Postimi:

Te dashur miq,

Me perulje ju shpreh mirenjohjen time te thelle per urimet e juaja me rastin e zgjedhjes sime ne krye te Odes se Avokateve te Kosoves.

Nje falenderim i vecante per te gjithe avokatet delegate, te cilet, me voten e tyre, mua dhe mikut tim, Naim Rudari, na e dhane besimin per t'u sherbyer per aq kohe sa gezojme besimin e shumices!

Rikonfirojme zotimin per nje perfaqesim dinjitoz, per nje zhvillim ne hap me kohen dhe per nje disipline ne perputhje me misionin dhe profesionin tone fisnik!

Besimi juaj eshte obligim per ne. Faleminderit pafundesisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat