Buxhovi për Asociacionin: Më 2010 ishin rrethanat më të favorshme për nënshkrim

Aktuale

Buxhovi për Asociacionin: Më 2010 ishin rrethanat më të favorshme për nënshkrim

Më: 7 mars 2024 Në ora: 00:04
Jusuf Buxhovi

Publicisti, Jusuf Buxhovi ka folur lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin tha se rrethanat për nënshkrim ishin më të favorshme në vitin 2010-të, atëherë kur sipas tij serbët në Kosovë patën nisur të integrohen.

Sipas Buxhovit, nënshkrimi i Asociacionit në atë periudhë do të shmangte mundësinë që kjo temë të politizohet.

“Po që se të shkonte në përputhje me të drejtën e vet si shtet Sovran që ishte dhe aleatët që i kishte, në 2010-tën është dashur ta aprovojë Asociacionin, në mënyrë që të heq çdo mundësi që kjo temë të politizohet. Atëherë rrethanat kanë qenë shumë më të favorshme për dy arsye po flas, në spektrin politik serbët e Kosovës, komuniteti serb kanë pas filluar të integrohen në sistemin politik të Kosovës, dmth zgjedhjet e para që kanë në komuna ata kanë, marr pjesë edhe në 2011 kanë marrë pjesë. E dyta politika e atëhershme e jona për disa arsye që mendoj që kanë të bëjnë më disa njerëz që kanë pasur probleme me ligjin, e shmangën këtë rrugë dhe kaluan që të bisedojnë me Serbinë dhe Serbia të krijohet partner”, është shprehur ai.

Ndërkohë ai e ka quajtur Asociacionin si kategori kushtetuese të padiskutueshme.

“Duhet të shikojmë realitetet që i kanë krijuar shkaqet kryesore. Me Kushtetutën e Kosovës dhe gjithë atë proces që e përcolli, do të thotë kompromiset që ishin të domosdoshme në bisedimet e Vjenës, ishte Pako e Ahtisarit e cila e parashihte edhe Asociacionin e Komunave Serbe. Ajo është një kategori kushtetuese, aty nuk kemi çka diskutojmë për këtë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat