Analisti tregon mundësitë e Kosovës për anëtarësim në KE: Duhet të përmbush kushtin kryesor, nuk është Asociacioni

Aktuale

Analisti tregon mundësitë e Kosovës për anëtarësim në KE: Duhet të përmbush kushtin kryesor, nuk është Asociacioni

Më: 7 mars 2024 Në ora: 08:28
Këshilli i Evropës

Analisti Melazim Koçi ka deklaruar në një emision televiziv, se Kosova që të bëhet pjesë e Këshillin Evropian duhet të përmbush kushtin kryesor që është zgjidhja e çështjes së Manastirit të Deçanit.

Ai ka theksuar se gjasat e Kosovës që të anëtarësohet në Këshillin e Europës janë rritur shumë, pas përjashtimit të Rusisë.

“E përditshmja e njohur gjermane, raportoi se kushti kryesor për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është zgjidhja e çështjes së Manastirit të Deçanit. Gjasat e Kosovës që të anëtarësohet në Këshillin e Europës janë rritur shumë për faktin që Rusia është përjashtuar nga KE dhe duket se votat për pranimin e Kosovës janë siguruar, por ajo çfarë kërkohet nga Këshilli i Europës, unë mendoj që nuk është në pikëpyetje asociacioni, por vendimi nuk do të kalojë pa zgjidhjen e çështjes së Manastirit të Deçanit. Këtë e bëri të ditur dhe nisma europiane për stabilitet këto ditë që qendruan në Kosovë dhe sollën detaje të panjohura. Tani kjo çështje kërkon shpjegim shumë shtresor”, u shpreh Koçi.

Sa i përket, fjalës së kryeministrit Albin Kurti, i cili vlerësoi Adem Jasharin si kontribuesin më të madh të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, në “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, Koçi u shpreh se ai duhet të mos injoronte figurat e tjera, të cilat kanë sakrifikuar gjithashtu për pavarësinë.

“Dje, kryeministri Kurti përmendi Adem Jasharin si kontribuesin më të madh të ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe unë mendoj që bëri mirë, sepse ajo qendron. Familja Jashari janë piedestali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është një nga figurat më të mëdha të historisë shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por të gjithë shqiptare. Kryeministri Kurti e përmendi si një nga kontribuesit më të mëdhenj, por është fakt që nuk janë përmendur të tjetër, pavarësisht se kush ka qenë roli i tyre në periudhën e pas luftës. Nuk më duket në rregull, që ata të injorohen, të mos përmenden, sepse shumë prej tyre kanë dhënë jetën, edhe ata që qëndrojnë sot në burgun e Hagës janë sakrifikues, vuajnë pasojat e asaj lufte. Prandaj, qëndron ajo që nuk është korrekte që asnjëri prej tyre të injorohet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat