Përfundon bastisja te shtëpia e Sylejman Selimit, avokati i tij tregon çfarë provash u kërkuan

Aktuale

Përfundon bastisja te shtëpia e Sylejman Selimit, avokati i tij tregon çfarë provash u kërkuan

Më: 7 mars 2024 Në ora: 09:29 Përditësuar në ora: 12:01 më 07.03.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfundon bastisja te shtëpia e Sylejman Selimit

Bastisja në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK’së, Sylejaman Selimit, ka përfunduar.

Shtëpia e tij është bastisur që nga mëngjesi me urdhër të Dhomave të Specializuara.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por se bastisja është kryer meqë mendohet se se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

Bastisja në shtëpinë e Sylejman Selimit, avokati thotë se janë kërkuar prova që lidhen me pengim të drejtësisë

Avokati Artan Qerkini ka konfirmuar bastisjen në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK’së, Sylejman Selimi.

Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por se bastisja është kryer meqë mendohet se se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

“Sic edhe keni raportuar, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e z.Sylejman Selimi. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhërit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha Qerkini para gazetarëve.

Ai pati vërejtje lidhur me urdhrin për bastisje.

“Ne i kemi disa vërejtje në vetë urdhërin. Mendojmë se nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore e për më shumë i cënon edhe disa drejta kushtetuese të personave sepse nuk mund të cënohet privatësia e një personi me urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusine e personit të dyshuar”, tha Qerkini.

Bastisje nga Specialja në shtëpinë e tij? Deklarohet Hajredin Kuçi

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se nuk ka pasur bastisje nga Gjykata Speciale.

Ai këto deklarata, citohet t’i ketë bërë për “Tëvë1”. Kuçi raportohet se ka thënë që vetëm është takuar me zyrtarë të Speciale, për shkak të “angazhimit në një rast atje”.

“Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time. Jam takuar me zyrtare te Speciales vetëm për shkak të punës që e bëj, për shkak te angazhimit që e kam në një rast atje.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, sot janë duke u kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Media jozyrtarisht nga burime të afërta me zhvillimet, ka mësuar se Selimi po dyshohet për pengim të drejtësisë.

Pamje nga bastisja e Speciales te shtëpia e Sylejman Selimit

Gjykata Speciale ka nisur bastisje në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimit.

Media ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Aty shihen edhe forca të Policisë së Kosovës.

Arsyet e bastisjes ende nuk dihen.

Prokuroria e Hagës konfirmon bastisjet në Kosovë: Nuk jep detaje për arsyet

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka konfirmuar se po kryen aksione në Kosovë.

Megjithatë, arsyet pse nuk janë bërë të ditura.

“Prokuroria e Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme”, thuhet në përgjigje.

Bastisje ka për momentin te shtëpia e komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi e Hajredin Kuçi.

Sylejman Selimi po dyshohet nga Specialja për pengim të drejtësisë: Detaje të reja

Detaje të reja janë bërë të ditura për bastisjen te shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Jozyrtarisht nga burime të afërta me zhvillimet, mësohet se Selimi po dyshohet për pengim të drejtësisë.

Bastisja është duke vazhduar, njëjtë sikur po vazhdon edhe te shtëpia e Hajredin Kuçit.

Për të njëjtën arsye, kishte basur disa bastisje edhe vitin e kaluar.

Specialja raportohet se po kryen bastisje në shtëpitë e Sylejman Selimit dhe Hajredin Kuçit

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nisur disa aksione në Kosovë.

Para pak minutash u raportua se një aksion po zhvillohet në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Deri më tani familja Sylejmani s’ka dhënë asnjë informacion mbi këtë.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Specialja ka aksion edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit.

Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë, ishte për disa kohë pjesë e ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit. Megjithatë, ai tash e një kohë është larguar.

Nuk dihen arsyet për këto bastisje, megjithatë bazuar nga bastisjet në të kaluarën, mund të ketë ndërlidhje me akuzat për pengim të drejtësisë.

Bastiset shtëpia e Sylejman Selimit

Që nga orët e hershme të mëngjesit po kryhen bastisje në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Media merr vesh nga burimet e saj se bëhet fjalë për Sylejman Selimin.

Ky operacion po zhvillohet nga Specialja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat