Qerkini për bastisjen e shtëpisë së Sylejman Selimit: Kemi vërejtje për urdhërin, nuk e ka statusin e personit të dyshuar

Aktuale

Qerkini për bastisjen e shtëpisë së Sylejman Selimit: Kemi vërejtje për urdhërin, nuk e ka statusin e personit të dyshuar

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:48
Avokati, Artan Qerkini

Avokati, Artan Qerkini pas bastisjeve të Gjykatës Speciale në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi ka thënë se urdhëri për bastisje nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore pasi sipas tij nuk mund të cenohet privatësia e një personi nëse nuk e ka statusin e një të dyshuari.

Në një deklaratë për mediat, Qerkini ka thënë se në shtëpinë e Selimit mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale të pengimit te drejtësisë.

“Nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Mendohet se në shtepine e tij mund te kete pasur prova te cilat nderlidhen me procedimet penale te pengimit te drejtesise. Ne i kemi disa vërejtje ne vet urdhërin për bastisje”, ka deklaruar Qerkini.

Tashmë bastisjet e Gjykatës Speciale në shtëpinë e Sylejman Selimit kanë përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat