Lirohen aktivistët e PSD-së

Aktuale

Lirohen aktivistët e PSD-së

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:43
Aktivistët e PSD-së

Janë liruar aktivistët e PSD-së të cilat u arrestuan nga Policia e Kosovës, gjatë një aksioni simbolik në Bibliotekën Kombëtares.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala.

Aktivistët e arrestuar ishin Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi.

Ata, së bashku me aktivistë të tjerë bënë një aksion simbolik brenda bibliotekës, duke vendosur një librezë imituese në emër të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

PSD-ja në në librezë ka vendosur disa nota, që sipas tyre, tregojnë vlerësimet e arritjeve në mandatin e saj si ministre e Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat