Projektligji për KPK-në, Szunyog pret që të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Aktuale

Projektligji për KPK-në, Szunyog pret që të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:45
Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në X (ish-Twitter), tha se pret që Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj.

“Pashë se Kuvendi i Kosovës ka kaluar në lexim të parë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ne presim që Projektligji të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj”, shkroi Szunyog.

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës kaloi sot në lexim të parë gjatë seancës plenare të Kuvendit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat