Aeroplani krijon panik te banorët e Sllatinës, tentoi të ateronte disa herë në pistë, por nuk mundi - arsyeja është kjo?

Aktuale

Aeroplani krijon panik te banorët e Sllatinës, tentoi të ateronte disa herë në pistë, por nuk mundi - arsyeja është kjo?

Më: 7 mars 2024 Në ora: 16:00
Pamje nga video

Aeroplani i kompanisë “My Wings”, ka kohë që po sillej rreth pistës së  Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.  Megjithëse  zgjoi kurreshtje tek ata që e panë, kjo s’kishte të bënte fare me probleme gjatë aterimit.

E gjithë kjo kishte të bënte me një ushtrim trajnues të kompanisë në fjalë. Gjithçka ishte e planifikuar dhe kompania kishte kërkuar leje për ushtrime nga AShNA dhe Limak.

Zëvendësdrejtori  i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA)  Driton Ujkani tha se kjo s’ka të bëjë me ndonjë problem , por se janë ushtrime trajnuese të planifikuara.

“Aeroplani nuk ka problem të aterojë në ANP. E gjithë kjo ka të bëjë me ushtrime trajnuese, të cilat janë të planifikuara dhe për të cilat kompania ka marrë aprovimin e AShNA-s dhe Limak-ut. Këto janë procedura, të cilat herë pas here i bëjnë kompanitë, e  të cilat kërkojnë aprovim për këtë“, tha ai.

Ndryshe, banorët e zonës së Sllatinës nga paniku e kanë filmuar aeroplanin, duke tentuar të ateroi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat