Murati: Kurti të mos tallet me ne, nëse je kundër Asociacionit duhet të kesh opsion tjetër

Aktuale

Murati: Kurti të mos tallet me ne, nëse je kundër Asociacionit duhet të kesh opsion tjetër

Më: 7 mars 2024 Në ora: 18:37
Valon Murati

Nëse je kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të kesh opsion tjetër në tryezën e bisedimeve ka thënë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Por, thekson Murati, nëse opsioni tjetër dëmton interesat e Kosovës mund të tërhiqesh nga këto qëndrime.

“Thashë unë jam kundër Asociacionit, por, ti duhet të jesh i sinqertë, nëse je kundër se ke një opsion tjetër nga fillimi e vendos në tryezën e bisedimeve kërkon që të zgjidhet më një parim tjetër. Ose nëse presioni është aq i madh sa mund ta dëmtojë Kosovën, mund edhe të tërhiqesh, pasi nuk bëhet kiameti nëse tërhiqesh për një moment nga një projekt që konsiderohet i dëmshëm”, ka thënë Murati.

Murati duke ritheksuar se është kundër Asociacionit, ka shtuar se politikat populiste e kanë vendosur Kosovën në pozicion të pafavorshëm.

Ai ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk duhet tallet me ne, duke thënë se dialogu është prioriteti i tij i gjashtë apo i shtatë.

“Unë jam kundër Asociacionit dhe mendoj që do të ishte problematike për shtetin e Kosovës, për konsolidim e tij dhe funksionalitetin, por, që çështja  është se me këtë lloj politikanësh që kemi në krye e në përgjithësi që i kemi pasur në skenën politike. Kur ti nuk ki opsione tjera, kur ti nuk je aktiv, përkundër që një kohë ta gjatë na kanë lutur bashkësia ndërkombëtare cilat janë opsionet e tua, ata do tu kthehen opsioneve të cilat i ke nënshkru.

Dhe do të thonë shiko ne patëm edhe opsione tjera patëm ripërcaktimin e kufijve e mundësi tjera ti i refuzove, por, ketë e keni obligim që nga viti 2013. Dhe ne vendosmi me këto politikat popullsite në pozicion shumë të vështir, kur vetëm ti vendosësh në presion.

Ndërsa, zoti Kurti e ka pasur gjithë kohën e botës, prej kohës që është bërë kryeministër e të mos tallet me ne që thotë se bisedimet i kam çështje të gjashtë e shtatë prioritet, por, të thotë që i kam të parin dhe të futet në ofensivë siç i kërkonte në atë kohë zoti Eskobar, pa vendosur kusht”, ka shtuar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat