Korencia: Ka shqetësime brenda VV-së për raportet me ShBA-në

Aktuale

Korencia: Ka shqetësime brenda VV-së për raportet me ShBA-në

Më: 7 mars 2024 Në ora: 21:01
Visar Korenica

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se ka deputetë brenda VV-së, që janë të shqetësuar për raportet me ShBA-në.

Ai tha se këto çështje diskutohen vazhdimisht brenda grupit parlamentar.

Korencia theksoi se raportet me ShBA-në nuk cenohen me qëllim.

“I marrim me shqetësim, i diskutojmë në takime me grupin parlamentar, por që pajtohem. Ka njerëz që janë të shqetësuar sa i përket situatave kur kemi këtë mos pëlqyeshmëri të situatave të caktuara të cilat dalin publike nga SHBA. I trajtojmë me shqetësim që të mos cenohen raportet. Nuk besoj që raportet cenohen me qëllim, sepse atëherë do ishin skandaloze”, tha ai.

Tutje ai e ka komentuar raportimin ku thuhet se niveli i bashkëpunimit dhe takimeve mes kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve të ShBA-së, është limituar.

Korenica në tha se nëse kjo është e vërtetë atëherë do jetë tepër shqetësuese, derisa shtoi se duhet ta presin konfirmimin në mënyrë që të dihet me siguri.

Tutje Korenica tha se Qeveria e Kosovës, mban takime ditore e javore me ambasadorin e ShBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier.

“ShBA-a është partner shumë i rëndësishëm, na ka ndihmu në shumë procese që I kemi kalu dhe i kalojmë. Jam i bindur se Qeveri mban kontakte javore me përfaqësues të ShBA-së në Kosovës, me Hovenier. Qeveria do të merret me këtë situatë apo këtë deklaratë apo vendimmarrje që pritet ndoshta të jetë e konfirmuar, nuk e dimë tani për tani. Qeveria ka bashkëpunim ditor e javor dhe të thellë me SHBA-në, që janë partner të rëndësishëm në rrugën tonë”, tha ai.

Tutje Korenica tha se në dialogun me Serbinë Kosova është treguar konstruktive kurse Serbia jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat