“Nuk është punë e jotja qysh i siguroj votat” – Përplasje mes kryetarit të Gjilanit dhe Hamidit

Aktuale

“Nuk është punë e jotja qysh i siguroj votat” – Përplasje mes kryetarit të Gjilanit dhe Hamidit

Më: 7 mars 2024 Në ora: 23:45
Alban Hyseni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka folur për sukseset, projektet që janë realizuar dhe problemet me të cilat po ballafaqohet kjo Komunë.

Gjatë debatit ku u diskutua për zonën ekonomike industriale, në përballje me gazetarin, Lavdim Hamidi, Hyseni pyetet se si po i siguron votat lidhur me këtë projekt.

“Nuk është punë e jotja qysh i siguroj votat”, kështu është shprehur Hyseni, teksa ka vazhduar të flas për projektin e planit zhvillimor komunal.

“E kemi inkorporuar në projektin e planit zhvillimor komunal, e këtë plan e kemi dërguar në ministrin e infrastrukturës. Tash për shkak të këtij ndryshimi që kemi bërë, në vendin ku kanë qenë varrezat më herët, ne e kemi dërguar zonë ekonomike, ku ka qenë zona ekonomike, i kemi dërguar varrezat, pra e kemi ndryshuar lokacionin”, ka deklaruar Hyseni.

Ndërsa Hamidi ka vazhduar sërish me pyetjen se si do të arrij të realizoj këtë premtim.

“Vetëm trego qysh ke me bërë këtë zonën ekonomike industriale”, ka thënë Hamidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat