Hyseni: Midis pushtetit të tij dhe ruajtjes së Kosovës, Kurti do ta zgjedh zbatimin e asociacionit

Aktuale

Hyseni: Midis pushtetit të tij dhe ruajtjes së Kosovës, Kurti do ta zgjedh zbatimin e asociacionit

Më: 8 mars 2024 Në ora: 06:35
Zgjim Hyseni

Nënkryetari i PSD-së Zgjim Hyseni tha se Qeveria aktuale do ta vë në zbatim asociacionin.

Sipas tij, kryeministrit Kurti nëse do t’i kërcënohej pushteti ai do të zgjedhte që ta zbatonte asociacionin.

“Sa i përket çështjes së asociacionit, nuk është më dallimi kush e ka pranu asociacionin, është pranu asociacioni në 2013 , në 2015 është pranu tash, dallimi është kush ka me ja heq siparin prej letrave e ka me nxjerr në terren, d.m.th kush e realizon, analiza jeme thotë se ka me bo kjo Qeveri, edhe kjo punë ka me u kuptu brenda dy muajve. Edhe ky process në fakt po ec , targat nuk janë pranu në një moment qytetarët serbë brenda dy ditëve janë vetëdijësu, kanë marrë edhe mesazhe prej Beogradi , pranone. Nëse e sheh në KQZ janë dorëzu nënshkrimet priten me u caktu data për zgjedhje.

Nëse Kurtin e pyet a po e bën e s’po e bën ky nuk ka qejf më bë, pyetja është  nëse kërcenimi për pushtetin e tij prej ndërkombëtarëve është aq kredibil sa që është në pyetje pushteti i tij midis pushtetit të tij edhe ruajtjes së Kosovës, ai ka me zjgedh zbatimin e asociacionit , kjo jo pse e don pushtetin për privilegje por për shakk se beson se historia ja ka caktuar një mision ” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat