Ramadani: Pas lutjes amerikane për qasje të përbashkët strategjike, Kosova do dëmtohet në partneritetin praktik të sigurisë

Aktuale

Ramadani: Pas lutjes amerikane për qasje të përbashkët strategjike, Kosova do dëmtohet në partneritetin praktik të sigurisë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 08:32
Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka deklaruar se është fatkeqësi që Kosova po i vuan disa mungesa të mbrojtjes amerikane.

Ramadani thotë se kjo po vjen pas mungesës së qasjeve të përbashkëta Kosovë-SHBA.

“Kosova do të duhej të ndërtojë veprimet e veta në qasje të përbashkët strategjike me SHBA dhe NATO. Derisa po flasim për tensione serioze në Ballkan, është fatkeqësi që Kosova veç po i vuan disa nga mungesat e mbrojtjes së pakushte Amerikane, për shkak të mungesës së qasjes së përbashkët në trajtimin strategjik të çështjeve”, thotë Ramadani.

Kosova të ruajë lidhjen në aspektin e sigurisë me SHBA-në, thotë Ramadani.

 “Pasoja e parë direkte ishte në KS të OKB-së, ku SHBA e kishte të pamundur të argumentojë gjatë mbledhjes pa dhënë kritika të forta ndaj Kosovës po ashtu. Kjo është në linjë të njëjtë me paralajmërimet e vazhdueshme të Ambasadorit Amerikan në Kosovë. Përpos aspektit diplomatik, është tejet e domosdoshme që Kosova ta ruajë lidhjen speciale në aspektin e sigurisë me SHBA-në”.

Ramadani tha se qasja jo e përbashkët strategjike me SHBA-në do ketë pasoja për Kosovën.

“Kam frikë se pas apelimit dhe lutjes amerikane për qasje të përbashkët strategjike, Kosova mund të dëmtohet edhe në partneritetin praktik të sigurisë dhe kjo do të paraqiste një fazë dëshpëruese për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat