“Eu Albin”! Halil Geci ‘godet’ “gjeneralët e Hashimit”: Ku mbeti Haxhi Thaçi, pse nuk ishte afër Rifat Jasharit në Epopenë e UÇK-së?

Aktuale

“Eu Albin”! Halil Geci ‘godet’ “gjeneralët e Hashimit”: Ku mbeti Haxhi Thaçi, pse nuk ishte afër Rifat Jasharit në Epopenë e UÇK-së?

Nga: N. Sh. Më: 8 mars 2024 Në ora: 12:01
Rifat Jashari

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci është treguar i ashpër me siç i quan ai, ‘gjeneralët e Hashimit’.

Kjo për faktin se në Epopenë e UÇK-së, thotë munguan, madje pyet se nuk u panë as babai i Hashim Thaçit dhe vëllezërit e tij.

Geci përmes një postimi në Facebook, shkruan se, komandantët janë bë milionerë në emër të gjakut të derdhur të Jasharajve, në bashkëpunim me Thaçin e Radoiçiqin.

Ai madje akuzon kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën ka bashkëpunuar me serbët e Bajës së Suriganës për ta rrëzuar Bekim Jasharin nga posti i kryetarit të Skenderajt.

Më poshtë shkrimi i plotë i Gecit:

Ku na mbetën gjeneralat e Hashimit që nuk ju dëgjua zëri në Epopenë e UÇK-së?

Në Epopenë e UÇK-së, për tri ditë rresht në Prekaz dhe në Skënderaj nuk u pa fare babai i Hashimit - Haxhi Polari e as vëllezërit e tij dhe as gjeneralat e Hashimit.

A thua pse…! ? Ja se unë prisja që ta shihja në rreshtin e parë afër Rifat Jasharit - Haxhi Polarin, si dhe komandantët e tjerë të cilët u bënë milionerë, në emër të gjakut të derdhur të Jasharajve, në bashkëpunim me Hashimin dhe Radoiçiqin si mbështetësin e tyre.

I vetmi që u pa në ate tubim në cilësin e kryetarit të komunës ishte Nurkoviç Fadil, ky Fadili në zgjedhjet e fundit u ba me shkitë e Bajës të Suriganës për ta rrëzuar Bekim Jasharin. A thua pse…??!!

Britmat e partizanëve të polarit nga Broja pse nuk u pyet komuna e partizanëve të Skënderajt në Epopenë e tri ditëve të datave 5-6-7 Marsit, kishte një arsye. Arsyeja është kjo: disa partizanëve të Drenicës që punojnë në Komunën e Skenderajt iu ka mbetur merak që në emër të Epepesë t’i mbushin “zhagat” me para.

Eu Albin ty t’u rritë nderi! Sa herë po shënjestron, nga 100 partizanë të Fadil Hoxhës dhe të Vuçiqit po i rrëzonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat