Haxhiu kërkon përkrahje më të madhe të grave

Aktuale

Haxhiu kërkon përkrahje më të madhe të grave

Më: 8 mars 2024 Në ora: 13:26
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është diskutuar për pavarësinë ekonomike të grave, banimin social si dhe zbatimin e masës ekonomike për punësimin e viktimave të dhunës në familje.

Haxhiu ka thënë se, po ashtu, është diskutuar për veprimet që kanë ndërmarrë për fenomenin e dhunës në familje.

“Në organizimin e ZKM dhe ABGj, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në pjesën e parë, diskutuam për pavarësinë ekonomike të grave, banimin social, me theks u fokusuam te zbatimi i masës ekonomike për punësimin e viktimave të dhunës në familje.

Gjithashtu, për veprimet që kemi ndërmarrë për ta adresuar fenomenin e dhunës në familje, si dhe për fuqizimin e programeve dhe mbështetjen për organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe famijare”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat