Krasniqi dënon djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit

Aktuale

Krasniqi dënon djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit

Më: 8 mars 2024 Në ora: 19:13
Elbert Krasniqi

Ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pasi të premtën u iu dogjën dy lokale nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Ai ka dënuar këtë akt derisa ka thënë iu ofrojnë mbështetje komunitetit serb.

“Grupet kriminale në Zveçan vazhdojnë me sulme dhe terror, kësaj radhe cak i tyre ishte dyqani privat i nënkryetares së Komunës së Zveçanit, znj. Natasha Tomaniq. Si institucione shtetërore e dënojmë këtë akt dhe ju ofrojmë mbështetje qytetarëve nga komuniteti serb në luftën tonë të përbashkët kundër grupeve kriminale.

Gjithashtu, sot KQZ ka caktuar datën 21 prill për votim për largimin e kryetarëve nga funksioni në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, bazuar në afatet kohore të përcaktuara me udhëzimin administrativ. “, ka shkruar Krasnqi në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se ka kaluar koha kur bandat kriminale kanë frikësuar Republikën e Kosovës me sulme.

“Gatishmëria jonë për realizimin e vullnetit të qytetarëve do të vazhdoj në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Republikën me sulme. Vullneti qytetar do të respektohet ndërkohë që krimi do të ndëshkohet dhe nuk do të tolerohet.”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat