Kryeministri Kurti priti një delegacion të këshillave rajonale kombëtare boshnjake

Aktuale

Kryeministri Kurti priti një delegacion të këshillave rajonale kombëtare boshnjake

Më: 8 mars 2024 Në ora: 21:22
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, priti një delegacion të përfaqësuesve të këshillave rajonale kombëtare boshnjake nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Tema qendrore e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimi i integrimit ekonomik. Theksi u vendos në forcimin e lidhjeve kulturore rajonale me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Në mesin e çështjeve që u diskutuam ishte edhe ajo e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë, i cili do të mundësojë një kuptim më të mirë të nevojave, kërkesave dhe sfidave të komuniteteve të ndryshme në Kosovë.

Image

Kjo nismë paraqet një hap përpara në ndërtimin e urave të miqësisë dhe forcimin e themeleve për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat