Vuçiq flet për referendumin në veri – ka këto fjalë

Aktuale

Vuçiq flet për referendumin në veri – ka këto fjalë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 17:14
Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka folur për media për organizimin e referendumit në Kosovë për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë të komunave veriore.

Siç pretendon presidenti serb, çështja e referendumit “është një mashtrim tjetër i Kurtit”, por thotë se për këtë çështje dhe për “planin e Kurtit” do të flasë pas takimit që do ta mbajë më 15 mars me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

Referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim.

I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd  më 15 mars, dhe pas kësaj do të shpjegoj se çfarë planifikon Kurti”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat