Kosova i bashkohet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Taskforcën e Përbashkët të Emigracionit

Aktuale

Kosova i bashkohet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Taskforcën e Përbashkët të Emigracionit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 18:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova i është bashkuar Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Taskforcën e Përbashkët të Emigracionit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, përmes një postimi në Facebook të shtunën.

Në njoftim thuhet se të tria vendet përballen me sfida të përbashkëta të emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kufitare.

Kjo ishte arsyeja përse Kosova iu bashkua Taskforcës së Përbashkët të Emigracionit, e cila ndihmoi në reduktimin e kalimeve të barkave të vogla në Mbretërinë e Bashkuar me 94%, vitin e kaluar. Ne jemi te gatshëm të punojmë së bashku”, thuhet në njoftimin për media.

Pjesë e këtij takimi nga Kosova ishte drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat