“Ose mua më kanë lënë mendtë e kokës, ose ...”, publicisti komenton skandalin mbretëror – rikujton këtë veprim të Elias

Aktuale

“Ose mua më kanë lënë mendtë e kokës, ose ...”, publicisti komenton skandalin mbretëror – rikujton këtë veprim të Elias

Nga: A.Zh Më: 10 mars 2024 Në ora: 09:45
Princi Leka dhe Elia Zaharia

Publicisti shqiptar Milaim Nela, ka reaguar për skandalin në familjen mbretërore, ku u përfshinë Princi Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia.

Ai ka kritikuar 144 aktorët që kanë nënshkruar peticionin në mbrojtje të Zaharias, duke thënë se aktorja ka nxjerr nga rezidenca mbretërore pronarin e ligjshëm të saj.

Nela, pos tjerash ka rikujtuar se si Elia Zaharia, kishte nënshkruar për prishjen e Teatrit kombëtar në Tiranë, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Nelës, në Facebook:

Duke lundruar në rrjet për shkak të zhurmës rreth aktores që ka nxjerrë nga rezidenca mbretërore pronarin e ligjshëm të saj në listën e 144 aktorëve që paskan nënshkruar peticionin në mbrojtje të saj pashë edhe emrin e një aktoreje që la mandatin e deputetes (rilindase) sepse djali i saj ka vrarë jo 1 por 4 vetë mes tyre edhe 1 italian.

Besoj është akoma në burg se nga gjykatat e këtyre çfarë nuk pret!

Kjo na proteston me peticion kundër dhunës!

Jam pa fjalë!

Emrin e Elia Zaharias e kam të ngulitur në kujtesë jo pse ishte bashkëshortja e Leka Zogut, por se u rrjeshtua apo hodhi firmën për prishjen e Teatrit Kombëtar!

Ku ka dhunë në të madhe se kjo!

Këta palaço nuk u kujtuan për peticion kur banda e Sandër Kimikut i futi rruspën të vetmit Teatër Kombëtar që kishte Shqipëria në ora 4 të mëngjesit!

Këta nuk u kujtuan të thonë një fjalë kur kolegu i tyre artist e që kanë ndarë skenën me të doli në lot e në pranga nga ndërtesa që ishte jo vetëm shtëpia e tyre, por historia e Teatrit Shqiptar!

Po këta sigurisht nuk kanë turp, sepse nuk e njohin atë si koncept!

***

Ky peticion është për Guinness!

Ose mua më kanë lënë mendtë e kokës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat