Haradinaj uron Ramazanin: Në këtë muaj të shenjtë, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore

Aktuale

Haradinaj uron Ramazanin: Në këtë muaj të shenjtë, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore

Më: 10 mars 2024 Në ora: 17:21
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Myftiun Naim Tërnava dhe gjithë qytetarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Haradinaj ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit le t’na shërbejë të tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia.

Agjërim të lehtë!”, ka thënë Haradinaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat