Policët që luftuan terroristët në Banjskë, akoma të pa dekoruar nga shteti

Aktuale

Policët që luftuan terroristët në Banjskë, akoma të pa dekoruar nga shteti

Më: 10 mars 2024 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Pjesëtarët e njësive elitare të policisë që zmbrapsën terroristët serbë në Banjskë nuk janë dekoruar akoma nga shteti për heroizmin e tyre. Dikush këtë po e lidhë me hakmarrje sepse ishin të njëjtit që protestuan për kërkesa.

Ndonëse nuk janë ushtarë, ata u përballën me armë të rënda ushtarake, si zolla, mina, snajperë e predha të kalibrave të rëndë.

Por në fund dolën fitimtarë, gjallë dhe nuk lënduan civilë as nuk dëmtuan monumentet fetare në Banjskë. Por, mbi të gjitha mbrojtën sovranitetin.

Mirëpo, për këta zyrtarë nuk ka ndodhur diçka që ndodhë zakonisht në të tilla rastesh.

Ata nuk janë dekoruar për heroizmin e tyre.

I vetmi që është nderuar nga presidentja është rreshteri policor, Afrim Bunjaku, i pasi u vra në këtë aksion, u shpall hero nga shefja e shtetit.

Një dekorim për disa zyrtarë kishte ndodhur në fund të vitit të kaluar, por ata nuk ishin marrë pjesë në operacionin në Banjskë, derisa ishin vlerësuar në përgjithësi për angazhimin e tyre në veri.

Sipas një udhëzimi administrativ për medaljet, shpërblimet dhe mirënjohjet ekzistojnë tri lloje të dekorimeve për polic.

“Medalja për lëvdatë, stimulimi shtesë është 250 euro. Medalja për shërbim të dalluar, stimulimi shtesë është 300 euro, medalja për mburojë të policisë, stimulimi shtesë është 350 euro.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat