Gërvalla e Bhuiyan, flasin për thellimin e raporteve Kosovë – Bangladesh

Aktuale

Gërvalla e Bhuiyan, flasin për thellimin e raporteve Kosovë – Bangladesh

Më: 11 mars 2024 Në ora: 17:55
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadorin jo rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan.

Ata kanë biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik.

Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla e njoftoi ambasadorin Bhuiyan për progresin që po arrin Kosova në shumë fusha duke përfshirë edhe nivelin e demokratizimit të vendit, të cilin e konfirmoi së fundi edhe instituti suedez, V-Dem, në raportin vjetor të demokracisë.

Me ambasadorin nga Bangladeshi, ministrja Gërvalla foli edhe për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe mbështetjen e Bangladeshit për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat