“Trondit” eksperti i sigurisë: Terroristi Milan Radoiçiq është i përfshirë në organizimin e sulmit terrorist në Austri

Aktuale

“Trondit” eksperti i sigurisë: Terroristi Milan Radoiçiq është i përfshirë në organizimin e sulmit terrorist në Austri

Nga: A.SH Më: 11 mars 2024 Në ora: 20:44
Milan Radoiçiq

Terroristi Milan Radoiçiq ishte organizatori kryesor për sulmin në Banjskë të Zveçanit, dhe jo vetëm.

Ai qenka i përfshirë edhe në sulmin në Vjenë, sulm terrorist që ndodhi në viti 2020.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se Milan Radoiçiq është i përfshirë në organizimin e sulmit terrosit në Vjenë të Austrisë, përcjell Bota sot.

Ai jep detaje, duke thënë se nga burimet e mirë informuara 5 shtetas serbë kanë lidhje me sulmin që ndodhin më 20 nëntor 2020.

“Sipas një burimi mirë të informuar, terroristi Milan Radoiçiq është i përfshirë në organizimin e sulmit terrorist në Vienna të Austrisë.

Sipas këtij burimi i cili kishte dhënë kontribut për institucionet e intelegjëcës së SHBA-ve, në rastin e sulmit terrorist Vienna me 2 nëntor 2020, aktualisht janë 5 shtetas të Serbisë të cilët kanë lidhje me Radoiçiq dhe intelegjëcën ruse FSB, e të cilët rekrutojnë të rinjë në organizatat terroriste islamike.

Ky burim mirë i informuar tregon se këta 5 persona ishin të angazhaur për rastin e sulmit terrorist në Vienna të Austrisë”, deklaron ai.

Tutje, thotë se autoritetet e intelegjecës austriake duhet ta hetojnë rastin e këtyre personave.

Në këtë sulm terrorist ishte vrarë edhe një sulmues nga Maqedonia, i cili quhej Kujtim Fejzullai, dhe i cili ishte poashtu nën organizimin e këtyre shtetasve serb.

Autoritetet e intelegjecës austriake duhet ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për monitorimin e aktivitetëve të këtyre personave”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat