“Hoxhallarë rusë në Kosovë”, Goga sfidon Demajn: Na sill një emër të vetëm kur rusi ka kryer shërbime fetare te ne

Aktuale

“Hoxhallarë rusë në Kosovë”, Goga sfidon Demajn: Na sill një emër të vetëm kur rusi ka kryer shërbime fetare te ne

Më: 11 mars 2024 Në ora: 22:52
Enes Goga/ Frashër Demaj

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga është shprehur i zhgënjyer nga deklaratat e historianit Frashër Demaj për “hoxhallarë rusë” në Kosovë në një periudhe të caktuar kohore para lufte.

Goga thotë se ky pretendim ka qenë një fyerje e madhe për myslimanët në Kosovë.

“Jam habitur nga profesori Frashër Demaj. Nuk e di a ishte me komedi, por nëse reagimi i tij ka qenë i sinqertë më vjen keq që ka mungesë bazike të informacionit për një të pavërtetë që e plason”.

“Po përfitojë nga rasti t’i ftojë Frashër Demajn dhe shokët e tij për temën në fjalë. Ai kurrë nuk do t’ia dalë që të na sjellë një emër të vetëm, emër të përveçshëm me datë dhe me vit e me xhami, se kinse ndonjë hoxhë rus ka kryer shërbime fetare në ndonjë xhami të Kosovës. Ky është ofendim i madh që Frashër Demaj po u bënë babagjyshërve tanë. Ata nuk kanë qenë të padijshëm. Nuk kanë pasur mastera dhe doktoratura por kanë qenë mjaft të mençur”, ka deklaruar Goga.

“Po të themi se ka pasur një hoxhë të vetëm rus, kjo i bie që babagjyshat tanë kanë qenë aq naiv sa që rusi i ka varrosur familjarët tanë, në raste gëzimi rusi i ka pagëzuar me emër, kjo është e papranueshme”.

Goga thotë se nuk e merr të drejtën të thotë se nuk ka mundur të ketë ndonjë hoxhë që ka qenë i ndikuar nga politika ruse.

“Pas këtyre shpifjeve jemi duke tubuar emrat e të gjithë hoxhallarëve që kanë shërbyer në xhamitë e komunave të regjionit të Pejës që nga vitet e largëta. Kemi evidentuar hoxhallarë shumë patriotë”, ka deklaruar Goga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat