Bugajski: Dy shtete po kërkojnë konflikt në Ballkan, NATO të përgatitet për mposhtje të tyre

Aktuale

Bugajski: Dy shtete po kërkojnë konflikt në Ballkan, NATO të përgatitet për mposhtje të tyre

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:22
Janusz Bugajski

NATO po krijon një “Shëngen ushtarak” në të gjithë Evropën për të lehtësuar lëvizjen e lirë të trupave dhe burimeve të aleancës përtej kufijve, përball rrezikut të një konflikti të armatosur nga Beogradi dhe Moska në Ballkanin Perëndimor, thotë në një shkrim autorial njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski.

Sipas Bugajskit, Ballkani po njihet gjithnjë e më shumë si strategjikisht i rëndësishëm në konfliktin në rritje me Rusinë dhe është pjesë e procesit të planifikimit të NATO-s kundër kërcënimeve të reja.

“Përforcimet e planifikuara të NATO-s në rajon janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe ‘vëllai i saj më i vogël serb’…

Nëse Serbia kërkon konflikt ushtarak në rajon, NATO duhet të përgatitet për të penguar kërcënimin dhe për të mposhtur forcat e Beogradit edhe më bindshëm se kur Kosova u çlirua më 1999”, shkruan ai për The Geopost.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat