Prindon Sadriu komenton fotografinë Gjuriq-Radoiçiq: Koha për përgjegjësi

Aktuale

Prindon Sadriu komenton fotografinë Gjuriq-Radoiçiq: Koha për përgjegjësi

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:30
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani

Prindron Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se është koha që Qeveria e Serbisë të japë përgjegjësi për mbrojtjen e Millan Radoiçiqit, kryeterroristit të agresionit serb në Banjskë të Kosovës vitin e kaluar.

Sadriu, i cili shërben si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka deklaruar se fotografia e publikuar dy ditë më parë, e cila e shfaq Radoiçiqin në shoqërinë e Marko Gjuriqit, tregon për mbështetjen e Serbisë për të kërkuarin e INTERPOL-it.

Sipas në shkrimi në platformën ‘X‘ të Sadriut, ambasadori aktual i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, së shpejti mund të bëhet ministër i Jashtëm në Qeverinë e Serbisë.

“Ambasadori i Serbisë në Uashington D.C. (dhe ministri i mundshëm i Jashtëm) Gjuriq duke qëndruar rehat pranë terroristit më të kërkuar Radoiçiq”, tha ai.

Sadriu shtoi se pretendimet e Kosovës për mbështetjen e Serbisë ndaj terrorit tashmë po vërtetohen, pasi Radoiçiq gëzon mbrojtje nga forcat serbe të sigurisë dhe elita politike.

“Koha për përgjegjësi!”, ka përfunduar shkrimin e tij në ‘X‘, Prindon Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat