KFOR: Përpjekjet tona për sigurinë dhe mbështetjen e dialogut Prishtinë-Beograd

Aktuale

KFOR: Përpjekjet tona për sigurinë dhe mbështetjen e dialogut Prishtinë-Beograd

Më: 12 mars 2024 Në ora: 17:22
Foto nga takimi

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me zëvendës shefin e Operacioneve të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, kundëradmiralin Jean-Emmanuel Roux De Luze, në Shtabin e KFOR-it, në Prishtinë.

Në komunikatë thuhet se ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Më tej thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat