Imeraj: Dhënia e pronave Manastirit do të krijonte precedent të rrezikshëm

Aktuale

Imeraj: Dhënia e pronave Manastirit do të krijonte precedent të rrezikshëm

Më: 12 mars 2024 Në ora: 19:04
Banjskë

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shkodran Imeraj, kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Deçanit që mos të ekzekutojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, për t’iu dhënë Manastirit të Deçanit.

Imeraj thotë se dihet në çfarë kushtesh është shpallur aktgjykimi i Gjykatës Supreme dhe, më pas, ai i Kushtetueses dhe, shtoi se, vendimi e ka bazën në vendime të masave të dhunshme, të viteve 90-ta.

Ai thotë se kthimi i këtyre pronave në pronësi të Manastirit të Deçanit do të krijonte një precedent që do ta rrezikonte funksionimin e shtetit të Kosovës. Imeraj shtoi se pas Manastirit të Deçanit radha do të jetë për kishën e cila është e ndërtuar në pronë të Universitetit të Prishtinës.

“Kjo nuk do të ndalej vetëm me kthimin e pronave të këtij Manastiri, por do të vazhdonte edhe me kishat e tjerra politike. Do të vazhdonte me kishën në kampusin e Universitetit të Prishtinës, e cila e ka, deri diku, një status si manastir, që do të përcillej me ndërtime të bujtinave e objekte të tjera, brenda kampusit të UP’, tha Imeraj.

Ai më tej lidhur me  pronat ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ tha se ka sinjale që këto pronë mund t’i kthehen Manastiri të Deëanit. “Këtë e ka kërkuar Manastiri edhe në vitin 2016, por Komuna e Deçanit e ka refuzuar këtë kërkesë. Kjo nuk është një çështje e një komune e një Drejtorie të Kadastrit të Komunës.  Këto prona janë dhuruar në vitin 1993 dhe 1997”.

Sipas tij, pronat e ndërmarrjes ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ asnjëherë nuk kanë qenë prona të Manastirit të Deçanit.

“Këto prona nuk janë marrë nga pronësia e Manastirit. Tentimi i kreut të Manastirit të Deçanit për t’i marrë në pronësi këto prona daton qysh në vitin 93’ dhe 97’…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat