Rron Gjinovci “godet” opozitën, i quan anti-amerikanë: Thojshin Albini e ka pranu statutin e Asociacionit, Escobari po thotë jo

Aktuale

Rron Gjinovci “godet” opozitën, i quan anti-amerikanë: Thojshin Albini e ka pranu statutin e Asociacionit, Escobari po thotë jo

Nga: A.SH Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:49
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci, ka publikuar një citat të emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili e ka pranuar se kryeministri i Kosovës nuk e ka pranuar statutin e Asociacionit.

Kurse, për të gjithë opozitarët dhe kritikët, se Kurti e ka pranuar statutin e Asociacionit, ai i quan antiamerikanë.

“Thojshin Albini e ka pranu statutin e Asociacionit, Escobari po thot jo. Nc, nc, nc, antiamerikanë!”, ka shkruar Gjinovci në rrjete sociale.

Kujtojmë, se të gjithë kanë thënë se kryeministri Kurti ka pranuar një gjë të tillë prë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat