Ideja që Princi Leka të martohet me vajzën e Ibrahim Rugovës, Teli tregon pse nuk ndodhi

Aktuale

Ideja që Princi Leka të martohet me vajzën e Ibrahim Rugovës, Teli tregon pse nuk ndodhi

Më: 12 mars 2024 Në ora: 22:59
Ibrahim Rugova, Teuta dhe Princ Leka

Erjon Teli, ish-Drejtor i Komunikimit në Pallatin Mbretëror, dha detaje për idenë e shumë viteve më parë për martesë të Princit Leka me vajzën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai tha se kjo ide është dhënë në një rreth të ngushtë, që ishin pesë persona duke biseduar.

“Mbreti Leka viteve të fundit kishte filluar të rëndohej me shëndet dhe shumë miq kërkonin që para se mbreti Leka të ndërronte jetë të kishin një martesë të Princit, të paktën të merrte pjesë në dasmën e të birit”, tha Teli.

“Kemi qenë në një dhomë pesë veta, nga miqtë e përbashkët kemi pasur ide që ndoshta do të mund të ishte ide e mirë një njohje mes Princit dhe zonjushës Rugova, për shkak të lidhjes që kishte mbreti Leka me presidentin Rugova, kjo është diskutuar nga pesë persona, nga ta tre kanë ndërruar jetë tashmë. Kjo ka qenë një ide që na ka pëlqy të gjithëve”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat