Selmanaj: Takimi Kurti-Escobar do të jetë qortues

Aktuale

Selmanaj: Takimi Kurti-Escobar do të jetë qortues

Më: 13 mars 2024 Në ora: 00:54
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se ka bindjen që takimi mes kryeministrit Albin Kurti me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë takim qortues.

“(Albin Kurti) Ky nuk është i gatshëm të marr vendime të mëdha, dhe të mbyllë procese të mëdha për Kosovën.

Jam i bindur që edhe nesër takimi do të jetë më tepër qortues ashtu sikur në takimin me Këshillin e Sigurimit ku për herë të parë Kosova u kritikua hapur nga aleati jonë strategjik nga ShBA-ja”, u shpreh ai,

“Edhe nesër do të kritikohemi edhe një herë dhe ky do të vazhdoj me taktikat e tij populiste politike për të rritur ose për të ruajtur pozicionin e vet brenda popullit të Kosovës, dhe e vetmja zgjidhje më pas na mbetet që ta ndryshojmë strukturën qeverisëse në vend, në mënyrë që të lind një shpresë eventuale që një klasë politike më e përgjithshme mund të marr përgjegjësi të mëdha dhe ti jap epilog situatës”, shtoi Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat