Shefi i EULEX-it në Kosovë reagon ndaj vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit

Aktuale

Shefi i EULEX-it në Kosovë reagon ndaj vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 15:09
Giovanni Pietro Barbano

Vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Manastirin e Deçanit e ka mirëpritur edhe shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Ai përmes një njoftimi në platformën X tha se e mirëpret zbatimin e vonuar të këtij vendimi.

“Unë e mirëpres shumë zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit.

Siguria juridike është themeli i Sundimit të Ligjit!”, ka shkruar Barbano në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat